Sonte në mbrëmje në orën 19:30 në stadiumin ‘Qemal Stafa’ Kukësi do të kërkojë që të shkruajë një tjetër histori në Kupat e Evropës.

Verilindorët do të presin ekipin e Sarajevës të vlefshme për turin e dytë në Evropa League.

Ekipi I drejtuar nga trajneri Cungu do të kërkojë me cdo kusht një rezultat pozitiv, ose më sakë një fitore në këtë ndeshje,

pasi ndeshja e kthimit zhvillohet jashtë. Presidenti Gjici ka vendosur një premio 100 mijë euro për kalimin e turit të dytë, ç’ka do të thoshte se po ecën në gjurmët e ekipit të lavdishëm të Flamurtarit të Vlorës.

Për këtë ndeshje pritet që të udhëtojë nga Kukësi një numër i madh tifozësh, drejtuesit kanë vendosur në dispozicion edhe disa autobusë. Në turin e parë Kukësi kaloi ekipin estonez të Flora Talin, ndërsa Sarajeva ekipin maltez të Libertas.



d.b/shqiptarja.com