Kukësi prezanton sulmuesin azer:
Erdha këtu se më bindi Ansi Agolli

Kukësi prezanton sulmuesin azer:<br />Erdha këtu se më bindi Ansi Agolli
Kukësi prezantoi sot dy blerjet e reja, sulmuesin azer Rauf Aliyev dhe mesfushorin Ardit Peposhi. 28-vjecari Rauf Aliyev konsiderohet edhe si blerja e madhe e kampionëve të Shqipërisë për sulmin. Pas 11 viteve si profesionist në Azerbajxhan, ky i fundit la kampionatin azer. “Unë vetë kam luajtur kam në Azerbajxhan, gjatë gjithë karrierës time, kjo është aventura ime e parë jashtë Azerbajxhanit.

E njoh Kukësin si skuadër për ecurinë e mirë që ka patur në kampionatin shqiptar por edhe në Kupat e Europës dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur” tha ai, shkruan supersport. 28-vjecari i cili për shumë vite ka qenë pjesë e Qarabagut ndërsa në 2 sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Inter Baku e njeh deri diku kampionatin shqiptar.  Ansi Agolli është një mik shumë i mirë i Alyiev dhe në zgjedhjen e sulmuesit për tu bashkuar me Kukësin ka patur ndikimin e tij edhe kapiteni i kombëtares kuqezi. Futbollisti i përfaqësuese së Azerbajxhanit shpjegoi edhe arsyet se përse zgjodhi verilindorët.

“E njoh Ansi Agollin pasi për 1 sezon kemi qenë të dy sëbashku pjesë e Qarabagut, e di që ai është kapiteni i kombëtares shqiptare dhe përpara se të vija te Kukësi fola me Ansin e pyeta për skuadrën dhe ai më sugjeroi që të vija te ky klub. Do të jap maksimumin për Kukësin, dua të luaj në Kupat e Europës me këtë skuadër dhe ta përdor Kukësin si një trampolinë për të kaluar në një ekip më të fortë në të ardhmen. Unë jam sulmues dhe detyra ime është të shënoj sa shumë gola”.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë