Debutuesit e Kukësit kanë zhytur në krizë ekipin e Tiranës, pasi e mundën me rezultatin e thellë 4-0 në shtëpi për Kupën e Shqipërisë, verilindorët kanë fituar edhe në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", këtë herë për kampionat me rezultatin 1-2.

Humbja ka shokuar bardheblutë që në fund nuk i kanë besuar rezultatit. Ndeshja ka nisur mirë për Kukësin që kalon në avantazh me Allmucën në minutën e 19' të ndeshjes.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, pavarësisht lojës së mirë të bardhebluve. Në pjesën e dytë trajneri Tafaj inkurajon ekipin të zhvendoset në sulm për gjithcka ose asgjë.

Nuk vonon shumë edhe Gilman Lika barazon shifrat në minutën e 63'. Goli i barazimit rrit entuziazmin te vendasit që besojnë të fitorja, por Kukësi godet përsëri, këtë herë me Hoxhën që shënon golin e fitores duke gjunjëzuar Tiranën në shtëpi. Ndërsa Tomori - Bylis është ndarë në barazim të bardhë pa gola 0-0.

(d.b/shqiptarja.com)