Kukësi vazhdon që të shkruajë historinë në Evropa pasi ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë përballë ekipit të njohur të Ukrainës, Metalurg Donjeckt të vlefshme për turin e tretë të Evropa League. 90’ minutat e zhvilluara në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ kanë dhuruar shumë emocione gola dhe spektakël për mijëra spektatorë të ardhur nga qyteti i Kukësit, por jo vetëm për të ndjekur nën kampionët e Shqipërisë.
Kukësi e ka nisur mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 6’ me Malakarnen pas një pasimi të Allmucës. Mesfushori i talentuar dha një top mjaft të bukur për argjentinasin, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes ukrainase duke gjuajtur dhe dërguar topin në rrjetë.
Goli vendos Kukësin lider në fushë që dominon lojën nga minuta e 20 dhe deri në përfundim të pjesës së parë. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, në të dytën miqtë tentojë që të barazojnë, por Kukësi qëndron heroik duke mbrojtur rezultatin. Lazdic ka pasur një rast mjaft të mirë për të barazuar shifrat në minutën e 64’, por portieri Halilaj bën mrekullinë duke pritur topin e goditur nga sulmuesi. Pas një ndërhyrje të gabuar Metalurgu mbetet me një futbollist më pas largimit me karton të kuq të Morozyuk. Në minutat e fundit, kur dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Reanto Malota shënon golin e dytë duke vulosur fitoren heroike.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Ukrainë. Kukësi ka shumë mundësi që të kalojë edhe turin e tretë të Evropa League, pasi shkon me avantazhin e dy golave në ndeshjen e kthimit duke qëndruar komod. Pas ndeshjes presidenti Gjici, trajneri Cungu dhe Starova janë shprehur të gëzuar për fitoren, por deklarojnë se duhen edhe 90’ minuta për të kaluar turin. Ndërsa drejtuesit e ekipit të Metalurgut janë larguar të zhgënjyer nga Shqipëria duke pritur ndeshjen e kthimit. Në stadiumin kombëtar për këtë ndeshje ishin të pranishëm më shumë se 10 mijë tifozë në mbështetje të verilindorëve që për momentin janë ekipi më i mirë shqiptar.
/Shqiptarja.com