Debutuesit e Lushnjes kanë ulur me këmbë në tokë ekipin e Kukësit që shkroi historinë e futbollit shqiptar në Evropë me kalimin e tre tureve vetëm pak ditë më parë. FSHF vendosi që për shkak të impenjimit në Evropë,
Kukësi ndeshjen e parë ta zhvillonte disa ditë më pas nga kundërshtarët e tjerë në kampionat, por as kjo duket se nuk i bëri derman ekipit të Banos që siglon një fitore shumë të çmuar duke ‘injoruar’ rezultatet e Kukësit në Evropë. Ndeshja filloi shumë e mirë për të dy ekipet që luajnë hapur në mesfushë me aksione të shpejta nga krahët dhe vertikalizime të sakta, por pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rrjeta të paprekura. Në fillim të pjesës së dytë është ekipi i
Lushnjes që në minutën e 54’ me Lorenc Trashin të blerë nga Gramshi gjen rrugën e rrjetës duke mposhtur portierin verilindor. Në minutat në vazhdim Kukësi reagon me të gjitha mënyrat, por nuk gjen rrugën e rrjetës duke u dorëzuar në start përballë një humbje të pafalshme. Këtë edicion Kukësi pretendon titullin kampion.
/Shqiptarja.com