Kuka: Ja pse është shumë bukur
emri Muze i Arteve të Bukura për GKA

Kuka: Ja pse është shumë bukur<br />emri Muze i Arteve të Bukura për GKA<br>
Skulptorja dhe studiuesja e njohur e artit, Suzana Varvarica Kuka është pro ndërrimit të emrit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ajo shprehet se ideja e kthimit në Muze të Arteve të Bukura është propozuar nga disa prej artistëve më të njohur. 

Nëse do të shfletoni disa gazeta të kohëve më parë, unë, Ylli Drishti, Eleni Laperi, e disa të tjerë kërkonim ta kthenim GKA në Muze Arti.  Galeria nuk është vetëm e artistëve shqiptarë, por arti figurative vjen dhe nga të huajt. Është shumë mirë, sepse po u kthye në Muze, edhe specialisttë janë të një stafi më të lartë intelektual. Edhe kuratorët kurojnë ekspozita me një potencial më të lartë intelektual”, tha Kuka. 

E pyetur se mos mbyllet risku që artistët të kenë më shumë ekspozita, Kuka pohon se: “është mirë të mos ekspozohet çdo gjë". "Kur bëhet muze, edhe hapja e eskpozitave do të bëhet shumë më serioze  e më artistët më të përzgjedhur. Mua më pëlqeu lajmi”, tha Kuka, duke shtuar se në Muze nuk mund të pëfaqësohen artistët, që janë duke provuar veten dhe ende nuk e kanë begraundin të fuqishëm, ose stilin e përcaktaur mirë, dhe ata nuk e ka vendin atje”, tha Kuka, duke shtuar më tej se “Brenda në GKA ka koleksione të artistëve të huaj, plus që vijnë shpesh këtu të huajtë. Është shumë bukur emri Muze i Arteve të bukura”. 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi