Kukan: Dialogu Prishtinë-Beograd
mund të vazhdojë javën e ardhshme

Kukan: Dialogu Prishtinë-Beograd <br />mund të vazhdojë javën e ardhshme
BRUKSEL-  Fakti që Serbia hodhi poshtë marrëveshjen e ofruar nga Brukseli nuk do të thotë asgjë dhe tani është më me rëndësi fakti që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë, sipas disa informacioneve jozyrtare ndoshta që të hënën apo të martën e javës së ardhshme, deklaroi kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.

Në një intervistë për gazetën serbe "Kurir", Kukan thekson se pritjet nga raundi i tetë i fundit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës për çështjen kyçe, kompetencat e komunave serbe në Kosovë, ishin të mëdha, por fakti që nuk është arritur marrëveshje "nuk paraqet mossukses, as të qeverisë serbe dhe as të diplomacisë evropiane".

Ai tha se "jozyrtarisht ka dëgjuar" se negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdonin "të hënën më 15 prill apo të martën.

(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset