Kreu i Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan ka kritikuar presidentin serb Tomislav Nikoliç mbi vendimin për të dërguar ushtarë në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj, pasi kjo binte në kundërshtim me ambiciet e integrimit evropian të vendit.

Sipas tij, në bazë të situatës aktuale , një vendim i tillë kthehet në një drejtim të rëndësishëm politik. Kukan paralajmëroi presidentin Nikoliç të bënte kujdes pasi ky vendim mund të ndikonte në procesin e integrimit evropian të vendit.

Presidenti serb Nikoliç tha një ditë më parë se kish vendosur të pranonte ftesën e Rusisë për t’iu bashkuar paradës së Ditës së Fitores, që shënon 70 vjetorin e Kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e II Botërore.


(v.gj/shqiptarja.com)