Kukan: Mungesa e liberalizimit të
vizave, rrezik izolimi për Kosovën

Kukan: Mungesa e liberalizimit të<br />vizave, rrezik izolimi për Kosovën
Eurodeputeti, Eduard Kukan, gjatë një interviste për “Zërin”, thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në.

Ai shprehet i shqetësuar që procesi i liberalizimit të vizave ka marrë shumë kohë për Kosovën.

Trajtimi me standarde të dyfishta për popullin e Kosovës, apo izolimi i kosovarëve nga mungesa e liberalizimit të vizave, nuk është rruga e duhur për ta sjellë vendin më afër Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka deklaruar eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
 
Kukan, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, thotë se e kupton frustrimin e kosovarëve, të cilët përballen me regjimin e vizave të BE-së dhe, siç thotë ai, ekziston rrezik nga ky izolim.

Jam i shqetësuar që procesi i liberalizimit ka marrë kaq shumë kohë për Kosovën”, - shprehet politikani sllovak, duke shtuar se megjithatë Kosova duhet të vazhdojë të bëjë detyrat e saj karshi integrimit. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës