Burim Kukelit nuk i ndahen dëmtimet në kampionatin zviceran të futbollit. Shqiptari nga Kosova që luan me Zurich u dëmtua në fillim të ndeshjes finale të Kupës përballë Luganos pas një përplasje në mesfushë gjatë nisjes së një aksioni nga kundërshtarët.
 
Pamjet e para ishte shqetësuese, jo vetëm për gjendjen e lojtarit, por edhe për faktin nëse rrezikonte pjesëmarrjen në Euro 2016, pasi është një nga lojtarët kryesor në mesfushën kuqezi.
 
Megjithatë pas ndërhyrjes së mjekëve, kosovari u ngrit në këmbë dhe kërkoi që të vazhdonte lojën, por trajneri vendosi që ta nxirrte për të mos rrezikuar, pasi e çara që mori në kokë mund të sillte komplikacione.
 
Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, ekipi i Kukelit fitoi 1-0 duke ngritur Kupën e Zvicrës, ndërsa lojtari pritet që të bashkohet me kombëtaren në ditët në vijim.

  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?