Kukeli i zhgënjyer, kapiteni: Në
fushë ishin vetëm lojtarët e Izraelit

Kukeli i zhgënjyer, kapiteni: Në<br />fushë ishin vetëm lojtarët e Izraelit
Mesfushori Burim Kukeli pas ndeshjes ku Shqipëria humbi me rezultatin 0-3 deklaroi se "Mendoj se kur ishim me 10 lojtarë ishim akoma mirë, por kur morëm edhe kartonin e dytë të kuq, ndeshja mbaroi.
 
Kemi një grup të vështirë, Izraeli është një ekip shumë i fortë. Duhet të kemi fituar, por loja shkoi keq, nuk e kishim parashikuar në këtë mënyrë.
 
Shanset për vendin e tretë u zbehën, por kemi ende shanse dhe do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, pasi kemi edhe shumë ndeshje përpara
" deklaroi Kukeli.
 
Ndërsa kapiteni Agolli theksoi se në fushë dukeshin vetëm lojtarët e Izraelit, pas daljes me kartona të kuq të  dy lojtarëve kuqezinj, megjithatë tha si duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi arbitrat nuk falin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve