Kukës arrestohet braziliani, provoi
të kalonte kufirin me shpatë

KUKES- Drejtoria e Policisë Kukës bën me dije se ka arrestuar në pikën kufitare Morinë një shtetas brazilian që po kalonte kufirin i pajisur me një shpatë.
 
Shtetasit Viton Antonio Olivera Ferizai, 30 vjeç, i lindur në Gramado të Brazilit dhe banues në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga Policia Kufitare në Morinë, i’u gjet një shpatë me gjatësi 102 cm.
 
Shpata, me këllëf të zi dhe me mbishkrimin Crafted in Taiwan, i’u gjet personit në fjalë në pas një kontrolli të kryer në automjetin e tij me targa 05-355-CE. Gjithashtu kjo armë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Kukës në cilësinë e provës materiale për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
 
shpata

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi I energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Rama: Pensionistët nuk kanë pse presin të mbarojmë zgjedhjet ne! Do e marrin bonusin që në shkurt

Rama: Pensionistët nuk kanë pse presin të mbarojmë zgjedhjet ne! Do e marrin bonusin që në shkurt