Kukës, arrihet marrëveshja, gratë
do bëjnë mamografi falas në Prizren

Kukës, arrihet marrëveshja, gratë<br />do bëjnë mamografi falas në Prizren
KUKES - Bashkëpunimi, ndërmjet spitalit Rajonal të Prizrenit me atë të Kukësit, institucionalizohet në nivele shtetërore.  Falë këtij bashkëpunimi gratë e veriut të Shqipërisë, do të kenë mundësi që mamografinë dhe paptestin ta bëjnë falas në Spitalin Rajonal të Prizrenit. 

Grupi i parë prej 10 femrash gjatë ditës së sotme ka kryer mamografinë falas në spitalin e Prizrenit, ndërkohë që është parashikuar që rreth 150 femra nga Qarku i Kukësit, këtë shërbim ta marrin falas në ditët në vijim. 

Sipas drejtuesve të spitalit të Kukësit dhe atij të Prizrenit, ofrimi i shërbimit pa pagesë të paptestit dhe mamografisë është vetëm fillimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve shëndetësore.

“Ky bashkëpunim do të jetë për këtë periudhë dhe nga qarku i Kukësit do të shkojnë 150 gra por ky bashkëpunim do të jëtë dhe në vazhdim derisa ta shohim të arsyeshme bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fusha të tjera.” tha  Hasije Zenelaj drejtore e spitalit të Kukësit 

“Ardhja e grave do të vijë në mënyrë të koordinuar, në mënyrë të planifikuar dhe sigurisht ne do ta rrumbullaksojmë me sukses këtë nismë të marrë.” u shpreh Afrim Avdaj drejtor i spitalit te Prizren

Bashkëpunimi, erdhi si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes disa ditë më parë nga drejtuesit e dy spitaleve me iniciativën e Ambasadorit të vendit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi.  Gjithashtu marrëveshja parashikon bashkëpunim shëndetësor në nivele shtetërore. 

Iniciativa e dy shteteve do të jetë edhe trajtimi i traumave, e në raste të veçanta pse jo edhe transporti ajror i pacientëve në gjendje të rëndë. Vetëm për tetë muaj në spitalin e Prizrenit, janë trajtuar 83 pacientë nga veriu i Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët