Kukës- Një qytetar ka denoncuar dhe kërkuar ndihmën e Policisë së Kukësit për gjetjen e djalit të tij, i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke humbur kontaktet.
Burime zyrtare bënë me dije se depozitimi i kallëzimit është bërë ditën e djeshme (26 Nëntor) në Komisariat nga ana e M. E., banues në Kukës.
Ai ka dëshmuar se “djali i tij 17 vjeç, është larguar nga banesa”. “Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të tjera që lidhen me shkaqet, konfliktet e mundshme apo kohën e largimit.
Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.