KUKES - Banorët e fshatit Gjinaj në rrethin e Hasit shprehin shqetësimin e tyre ndaj kompanisë e cila po shfrytëzon rrugën e fshatit për transportimin e hekur-nikelit që e shfrytëzon nga fshati i tyre me mbi 400 banorë.

Banorët thonë se kamionët e kompanisë e kanë shkatërruar tërësisht rrugën duke sjellë vështirësi për jetën e banorëve dhe fëmijët e tyre, pasi në verë i gjithë fshati mbulohet nga pluhuri, ndërsa në dimër nga balta dhe dheu i kuq. Sipas tyre kompania punon duke shkelur kushtet e vendosura për mbrojtjen e mjedisit. 

Fshati Gjinaj, në rrethin e Hasit, është larg qytetit të Kukësit rreth 5 kilometër. Kompania e shfrytëzimit të mineralit ka dëmtuar mjedisin e duke u kujdesur aspak për rehabilitimin e tij.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)