KUKES- I ati 74 vjeçar u kishte prishur planet për të shitur tokën dhe konflikti disa vjeçar mes të atit dhe dy djemve është mbyllur dje duke vrarë të moshuarin. Arrestimi i Avni Laçit djalit të viktimës zbardhi gjithë motivin e krimit që u shënua dje në fshatin fshatin Bardhoc të komunës Tërthorë në Kukësit.

ARRESTIMI
Rreth orës 9 të mëngjesit forcat e policise së Kukësit bënë ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit Avni Laci, 74 vjeç. 36 vjeçari u kap në pyllin e Koretnikut disa kilometra larg fshatit Bardhoc. Në seancat e para para hetuesve të ngjarjes mësohet se 31 vjeçari ka pranuar krimin,të cilin e ka kryer me një armë zjarri pistoletë tip TT për një konflikt të vjetër pronësie.

VETËDORËZOHET VËLLAI I DYTË
Disa orë më vonë policia njoftoi se u vetëdorëzua vëllai tjetër Vexhi Laçi, 31 vjeç. Mendohet se pas kryerjes së krimit ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka udhëtuar në këmbë në drejtim të qytetit të Kukësit. Natën e ka kaluar në disa godina të cilat ishin në ndërtim,dhe pasi është informuar për arrestimin e vëllait është detyruar të paraqitet vetë në komisariatin e policisë në Kukës.

KONFKLIKTI PËR NJË PARCELË TOKË
Sipas burimeve policore mësohet se vëllezërit prej vitesh kishin patur zënka të vazhdueshme me babanë, pasi ky i fundit nuk i ka lejuar të shisnin një parcelë tokë bujqësore, e cila ndodhej vetëm pak metra larg autostradës. Ngatërresat e vazhdueshme kanë detyruar të moshuarin 74-vjeçar të largohej edhe nga banesa e tij për të jetuar në një apartament me qira në qytetin e Kukësit. Por pas rikthimit sërish në fshat të prindërve marrëdhëniet ishin acaruar më tej dhe konflikti shkoi në një zgjidhje ekstreme me vrasje.
(bk/sg/shqiptarja.com)