Temperaturat e ulëta te janarit, i’a bëjnë edhe më të vështirë jetesën 6 vajzave të vogla dhe nënës së tyre Nurie Poçit. Ata jetojnë në një banesë me qira në qytetin e Kukësit në kushte shumë të vështira dhe pa ushqim.
Nurie Poçi thotë se jetesa me 19 mijë lek në muaj të cilat i përfiton nga një pension dhe ndihma sociale është shumë e vështirë. Ajo thotë se 13 mijë lekë i përdor vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.
Ndërsa në këtë kohë i ka marrë lëndë drusore me lekë borxh për të ngrohur sadopak ambientin e kësaj ngrehine, për të cilën paguan një qera të konsiderueshme në raport me kushtet që ajo ofron.
Poçi thotë se fëmijët flenë herë të ngrënë e herë të pangrënë, pasi varfëria dhe skamja janë ulur këmbëkryq në vatrën e kësaj familje.

Gruaja i bën apel instancave shtetërore që ta ndihmojnë sadopak me një banesë provizore, pasi nuk ka mundësi për të paguar qiranë.

6 vajzat të cilat jetojnë vetëm me të ëmën pasi babai i ka ndërruar jetë para disa kohësh, nuk shkojnë në shkollë pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë librat dhe mjetet shkollore.

Vogëlushet rrëfejnë se si ndihen kur shohin bashkëmoshataret e tyre që shkojnë në shkollë në një kohë që kjo gjë për ta është luks.

Në këto ditë të ftohta, 7 femrat e familjes Poçi në Kukës nuk kanë mundësi tjetër veçse të shpresojnë te humaniteti i pushtetit vendor. /Report TV/

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO