KUKËS - Aksioni për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë elektrike në Kukës është mbështetur nga prokuroria dhe gjykata, të cilat kanë kërkuar dhe vendosur burg për personat e arrestuar për vjedhje te energjisë.
Kjo ka reflektuar menjëherë në shtimin e numrit të dosjeve që Prokuroria i ka dërguar Gjykatës për shqyrtim dhe caktimin e masës së sigurimit. Siç bëhet e ditur nga Gjykata e Kukësit, deri tani janë dërguar më shumë se 40 dosje konsumatorësh familjarë, ndërkohë që 7 të tjera të shqyrtuar janë të subjekteve private.
“Ditëve në vijim pritet që të rritet akoma më shumë numri i dosjeve që do të shqyrtohen dhe marrin formën e prerë”,-thotë Shikim Korbi, kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Në këtë periudhë 10 ditore dhjetëra abonentë familjarë kanë përfunduar në dyert e Gjykatës, po ashtu edhe biznesmenë . Qarku i Kukësit mbetet një nga më problematiket sa i përket lidhjes së paligjshme dhe vjedhjes së energjisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO