KUKES-Gjatë mbrëmjes së djeshme është hedhur në erë me eksploziv një pjesë e murit të kanalit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve”, në një gjatësi prej 6.8 metra.
Eksplozivi ishte vendosur në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa po punohet për të shkuar në gjurmët e tyre për t'i arrestuar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
Komento