KUKËS-KALIMASH - Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme në autostradën Kalimash-Kukës-Morin, si pasojë e të cilëve kanë mbetur të plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Aksidenti i parë ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Dukagjin, ku një automjet i tonazhit të rëndë, me targa KS04354AT, ka rrëshqitur nga rruga duke përfunduar anash saj.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, Veprim Hajdari, 38 vjeç, nga Suhareka e Kosovës, ka marrë plagë të lehta ndonëse është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore. Menjëherë pas këtij aksidenti, një tjetër aksident është shënuar në vendin e quajtur Fushorja e Uzinës, në të cilin janë plagosur 5 persona, ku dy drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.
Automjetet janë përplasur nga njëra-tjetrën duke bërë që njërit prej mjeteve t’i futet brenda makinës pjesa e trafikndarëseve. Lekë Deda, 45 vjeç me automjetin tip Benz me targa AA052AO, ka marrë plagë të lehta teksa është përlasur me mjetin, tip Golf me targa AA973GV në të cilin po udhëtonin shtetasit Azem Petku, 64 vjeç dhe pesë fëmijët e tij, dy prej të cilëve minorenë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com