Sulmet ndaj KZAZ në Kukës dhe Vaun e Dejës/ KQZ cakton qendra alternative votimi në ambiente private

Pas sulmeve të dhunshme në ndodhura ditën e djeshme në KZAZ-në numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat, ku u shkatërruan materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie, KQZ vendos të zhvendosë në ambiente private qendrat e Votimit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Sulmi në KZAZ-në e Bushatit dhe ato të Shkodrës/ KQZ i zhvendosë në ambiente private

Për të shmangur një episod të ngjashëm me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në KZAZ-në Bushatit, KQZ ka miratuar zhvendosjen e tyre në ambiente private. Pas Kukësit, edhe tre KZAZ-të në Shkodër, numër 4,5 dhe 6, kjo e fundit në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk do të jetë më në shkolla, por në ambiente private që ende nuk janë bërë publike.

Ora 10:15
Kukës/ KQZ zhvendos 17 qendra votimi në ambiente private

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike, në ambiente private, 17 Qendra Votimi në Kukës. Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod. Sa i përket Qendrave të tjera të Votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë.Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit, është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal, për mbylljen e këtyre ambienteve.

Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku janë thirrur për të marrë pjesë në zgjehdje më shumë se 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij. Kukësi ka 1 Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, i cili, pas vendimit të pushtetit lokal për të liruar ambientet e godinës së shkollës “Havzi Nela”, KQZ e zhvendosi KZAZ-në nr:11 në një ambient privat, në afërsi të Institucionit të Prefektit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania77: 29/06/2019 11:39

    E kemi peshqesh nga ilir floriri

    Përgjigju
  • tani: 28/06/2019 14:01

    Asnje leshim protestuesve.Ne burg protestuesit e dhuneshem.TE mobilizohet maksimalisht policia e shtetit Shqiptar.Asnje leshim

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/06/2019 10:26

    Izoloni kafshen Flamur Noka. Ai eshte ideatori i trazirave ne Kukes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri