KUKES- Një 10-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kukës si pasiojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Kukës-Morinë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç.
 
Fëmija me inicialet A.S, mësohet se është nga fshati Tërthore.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Halim Ademi.
 
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.e/shqiptarja.com)