Kukës-Morinë, përplaset makina
me targa kosove, 3 të vdeku

Kukës-Morinë, përplaset makina<br />me targa kosove, 3 të vdeku
KUKËS - Një aksident tragjik me pasojë tre të vdekur dhe një i plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në aksin Kukës-Morinë. Ngjarja ka ndodhur dy kilometra larg doganës, ndërsa mësohet se viktimat janë shtetas kosovar.
 
Viktimat janë Ardita Bytyçi, 34 vjeç; Bujar Sinani 34 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica rreth 35 vjeç.

Policia e qarkullimit ka bërë me dije se mendohet që aksidentin ta ketë favorizuar lagështira e madhe dhe rreshjet e shiut, çka ka bërë që makina të humbiste kontrollin.

Mjeti me targa Kosove, është përplasur me bordurën anësore dhe nga përplasja humbën jetën 3 shtetasit, kurse i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit