Në zonat veriore prej mëngjesit të sotëm kanë nisur reshjet e borës me intensitet të lartë. Këto reshje pritet të vijojnë përgjatë gjithë ditës, ndërsa kanë nisur edhe problematikat e para.

Lartësia e borës është nga 4 cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës temperature minimale do te shkoje deri ne 0. 2 gradë celsius. Deri më tani nuk është raportuar për rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, ndërsa akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Ne orët e para të mëngjesit janë hasur disa problematika në akset rurale por pas ndërhyrjes ato janë bërë të kalueshme. Në “Rrugën e Kombit” lartësia e borës është 10 cm në Tunel-Kalimash, në këtë aks kanë punuar 9 borëpastruese.

Në total në të gjithë qarkun e Kukësit janë duke punuar 26 borëpastruese. Raportohet se disa fshatra vazhdojnë të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit kanë rreth orës 03.05 date 03.12.2017 kanë filluar reshjet e dëborës.

Lartësia e saj është nga 4cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna:.

Temperatura aktuale: 0.6 gradë celsius.

Temperatura minimale: 0.2 gradë celsius.

Era qetësi.

Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 02.12.2017 deri në orën 06.:30 të datës 03.12.2017 është 6 mm .

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Siguria e jetës:

Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku.

Rrugët ,urat:

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:

Rruga e Kombit lartësia e borës 10 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 9 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 3 borëpastruese.

B.Curri-Kam lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë lartësia e borës 30 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.

Bashkia Tropojë:Nj.A: Margegaj,Tropojë e Vjetër,Llugaj,Lekbibaj.

Hidrovoret, uji, lumenjët:

Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri cilët janë nën kontroll.

Rezervuaret:

Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët.

Spitalet:

Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Shkollat:

Proçesi mësimor aktualisht është pushim ditën e sotme.

Banesat:

Nuk kemi probleme.

Tokat bujqësore,blegtoria:

Nuk kemi probleme.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse

[gallery]25013[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com