KUKES - Vijon ndërprerja e energjisë elektrike për të gjithë debitorët në Qarkun e Kukës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e ka marrë një aksion të tillë, pasi është përballur me një numër të madh qytetarësh që nuk e paguanin energjinë.

Pasi i ka kallëzuar penalisht në prokurori, ky operator ka vendosur të ndërpresë energjinë, deri në shlyerje të të gjtiha detyrimeve. Banorët e arsyetojnë veprimin e tyre me nivelin e ulët ekonomik si pasojë e papunësisë, pensioneve të ulëta dhe përmbytjes së tokave.

"Sido të jetë puna jonë vijon të paktën për bizneset private, për ndërmarrjet buxhetore, dhe jo buxhetore, për familjarët që kanë njerëz të punësuar. Toleranca do të jetë zero." tha Besnik Kërxhaliu i OSHEE-s, Kukës 

Ndërkohë gjatë muajve të fundit është rritur numri i denoncimeve në Prokurori për konsumatorët që rilidhin energjinë elektrike ku janë dërguar në Prokurori 98 denoncime nga këto 76 familjarë dhe 22 privat.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)