Prodhuesit e patates në zonën e Kukësit nuk po i shesin dot prodhimet. Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit, ku tregtarët e fermerët ankohen për shitje të pakta të kësaj kulture bujqësore.

Kemi ngel pa shitur fare patate, njerëzit nuk kane lekë, por dhe konkurrenca është e madhe. Patatet kanë ngel nëpër gropa sepse nuk treg shitje.

Tregtarët

Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët, në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, tregojnë se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa, ndërkohë që prodhuesit nga viti në vit po reduktojnë sipërfaqet e të mbjellave me patate, për shkak të mungesës së tregut .

Ne si qark mbjellim afërsisht rreth 600Ha patate, në këto momente kemi rreth 200 ton patate ende në gropa, kështu që fermerët duke parë ecurinë e tregut të ulin sipërfaqen nëse nuk ka çmim shitje. Nëse nuk ka treg vitet e ardhshme kemi ulje sipërfaqeje, e cila nuk është e vogël. Kështu që sivjet puna e patates është shumë problem.

Qemal Memishi, përgjegjës i këshillimit në DRB Kukës

Prej vitesh kultivuesit  e patates vuajnë mungesën e tregut, ndërsa prodhimi arrin në 13-mijë ton.