KUKËS - Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve i kanë kërkuar bashkisë së qytetit të Kukësit, dy komunave, Shtiqën e Bicaj, si dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Kukësit, që të marrin në dorëzim ujësjellësin e ri, i cili sipas tyre tashmë ka përfunduar dhe i duhet dorëzuar përfituesve të saj. Gjatë një takimi të organizuar në bashkinë e qytetit, drejtori i Përgjithshëm i këtiij dikasteri tha se tashmë është bërë edhe koalidimi i veprës dhe se duhet dorëzuar.
Kërkesa për marrjen në dorëzim të këtij ujësjellësi të ri ka hasur në kundërshtinë e madhe të kreut të bashkisë së Kukësit, i cili thotë se rrjeti nuk ka përfunduar dhe se nuk është zbatuar projekti i investimit, duke e bazuar këtë në faktin se në çezmat e konsumatorëve nuk mbërrin uji i pijshëm, ndryshe nga sa ishte parashikuar, me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Madje Halilaj thotë se për këtë problem çështjen do e çojë deri në prokurori, pasi sipas tij, qytetarët duan ujë dhe jo projekte të pazbatuara.
Ndërtimi i ujësjellësit të ri, për qytetin e Kukësit dhe fshatrat e komunave Shtiqën e Bicaj nisi në vitin 2OO9 dhe pas një zvarritjeje të tejzgjatur ai përfundoi në vjeshtën e vitit 2O13. Për vënien në zbatim të këtij projekti nga qeveria shqiptare u dhanë rreth 3.5 milionë euro.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com