KUKËS - Materniteti i spitalit Rajonal të qytetit të Kukësit I është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Krahas aparaturave të reja në shërbimin obsetrik-gjinekologjik janë shtuar edhe reparte të reja për lindjen e foshnjave dhe mbrojtjen e jetës së fëmijës dhe nënës.
Hasije Zeneli,drejtoreshë e Shërbimit Spitalor thotë se falë një programi të hartuar nga vetë drejtoria tashmë gratë shtatzëna do të lindin në dhoma të veçanta, ndërsa pas lindjes mund të qëndrojnë në një dhomë me foshnjat e tyre, ndryshe nga vitet e tjera, ku të sapolindurit mbaheshin në një dhomë të veçantë.
Sipas saj , nënat e reja gjatë lindjes kanë mundësi që të mbajnë edhe një shoqërues në dhomën e tyre, qoftë ky bashkëshorti, apo ndonjë i afërm tjetër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO