KUKËS-Dy ditë pas aksidentit, ku mbeti i plagosur rëndë një 15-vjeçar, është identifikuar drejtuesi i mjetit.
Ai është 28-vjeçari me inicialet I.H, nga Kukësi. I riu, u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi rëndë 15-vjeçarin i cili sapo ishte kthyer nga një ekskursion me klasën në Berat. Siç njofton policia, 15-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".