Kukës, po shoqëronte kamionët me
krom, pranga pronarit të kompanisë

KUKËS – Vihet në pranga pronari i një kompanie kromi në qytetin e Kukësit. Burime nga policia e qytetit verilindor kanë bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm kanë vënë në pranga Ardit Alia-jn, pasi i janë bllokuar dy kamionë me kromë.

Sipas policisë, i arrestuari ishte duke shoqëruar kamionët e kromit, kur ishte duke i nxjerrë ato jashtë Shqipërisë, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Prushit në Has.

Policia e Kukësit tha se arrestimi i 29-vjeçarit është bërë pasi gjatë kontrollit në vendin e quajtur, Rruga e Zogajve në rrethin e Hasit ka qenë duke transportuar mineral kromi pa dokumentacion. Kromi i përkiste kompanisë me emrin “Aliaj Group”.
 
Minerali ishte i ngarkuar në 2 mjete me rimorkio, përkatësisht 1 mjet tip “Skania” me targa LA 7428 A dhe 1 mjet tip “Volvo” me targa 03-184-CO.
 
Policia ka bllokuar edhe dy kamionët me krom, si pjesë e operacionit ndaj paligjshmërisë në tregtinë e kromit në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë