KUKES - Prefekti i qarkut të Kukësit, Ram Hoxha kërkon të hetohen procedurat e ndërtimit të Ujësjellësit të ri të Kukësit, një investim prej 3,5 milion eurosh. 

Prefekti thotë se përmes një shkrese zyrtare do t’i kërkojë  KLSH-së ngritjen e  një grupi pune  që të hetojë mënyrën e ndërtimit  të ujësjellësit dhe evidentimin e problemeve që paraqiten pas ndërtimit të tij.
 
 Ai thotë se kjo kërkesë bëhet pas problemeve që ka shkaktuar zbatimi i projektit, i cli, nuk është marrë në dorëzim as nga Bashkia e as nga Ndërmarja e ujësjellesit, me pretendimin se nuk eshte ndertuar ashtu sic duhej.

Ujesjellesi i ri i Kukësit i cili do të furnizohte dhe dy komunat Shtiqen e Bicaj u nis së ndërtuari në vitin 2OO9. Që atëherë, janë shënuar disa problem të cilat kanë zvarritur ndërtimin, duke lënë pa uje mijera banore.
 
Kohëve të fundit, kompania “Marsi sh.p.k” që e ndërtoi i kërkoi bashkisë që ta merrte në dorezim, por bashkia nuk e merr në dorëzim ujësjellësin me pretendimin se  punimet nuk kanë mbaruar,  bile ajo kërkon  që problem i ujësjellësit të shihet me vemendje  nga organet e drejtësisë.
 
Në Kukës konsumatorët furnizohen  2-3 orë në ditë, bile vetëm në ato pallate ku vetë banoret kanë instaluar  pompat e ujit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)