KUKES - Vetëm pak ditë pas konfliktit me armë zjarri mes grupeve të punës dhe disa banorëve, Drejtori i OSHEE-së në Kukës, Astrit Cengu, ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje e paligjshme në rrjet. Përveç kësaj një vëmendje e veçantë po i kushtohet evidentimit dhe shkëputjes së të gjitha lidhjeve të paligjshme, raste të cilat janë dërguar në Prokurori.

“Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe abonentëve debitorë do të vazhdojë pa ndërprerje. Kemi bashkëpunim me forcat e policisë dhe prokurorisë.” tha Cengu

Konsumatorët familjarë me gjendje të vështirë ekonomike, kerkojnë lehtësira për pagimin e faturave të energjisë të cilat sipas tyre janë të të larta. 

Sa i takon arkëtimit, tek konsumatorët familjarë janë arkëtuar 2.3 milionë lekë, ndërkohë që tek konsumatorët privat janë arkëtuar rreth 3.2 milionë lekë të reja. Në total për periudhën Janar – Gusht janë arkëtuar rreth 105 milionë lekë të reja.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)