KUKES - Në Qarkun e Kukësit, nga 25 drejtori rajonale sa ka administrata shtetërore vetëm 7 prej tyre e paguajnë energjinë elektrike që konsumojnë në familjet e tyre, ndërsa një numër i madh ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për shlyerjen e faturave aktuale dhe të prapambetura.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të mbajtur në Prefekturën e Kukësit, ku Prefekti Safet Gjici ka deklaruar se ndaj këtyre drejtuesve apo edhe punonjësve të administratës nuk do të ketë asnjë tolerim, ku i ka paralajmëruar për shkarkimin e secilit prej tyre nga detyra shtetërore që ushtrojnë.
Ndonëse ministritë përkatëse kanë dërguar urdhërat për shlyerjen e faturave të energjisë, një pjesë e drejtuesve dhe punonjësve të administratës shtetërore ende nuk kanë nisur pagesat.
Nga verifikimet pranë OSHEE-së, rezulton se në Kukës, faturat energjisë aktuale dhe të prapambetura janë paguar 100% vetëm nga administrata dhe punonjësit e drejtorive rajonale të policisë dhe e paraburgimit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO