Kukësi 'pushtohet' nga ngricat, vështirësi në qarkullimin e makinave/ Hidhet kripë në rrugën e Kombit (FOTO)

Kukësi 'pushtohet' nga ngricat, vështirësi në qarkullimin e makinave/ Hidhet kripë në rrugën e Kombit (FOTO)

KUKËS- Verilindja e vendit është përfshirë nga moti i acartë me temperatura të ulëta, vlera e të cilave në mesnatë mbrëmjen e djeshme ka shënuar -4 gradë celcius, ndër në mëngjes ato arritën në 1 gradë celcius.

Siç Report Tv mëson, mëngjesi i sotëm është karakterizuar nga ngricat, çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Në rrugën e Kombit prej orëve të para të mëngjesit është hedhur kripë për të shmangur ngricën, teksa problematike mbeten rrugët rurale që lidhin Kukësin në qendrat e njësive administrative dhe fshatrat.

Nga kontakti me Policinë Rrugore deri më tani nuk është raportuar asnjë incident, megjithatë u kanë bërë apelt përdoruesve të rrugës që të bëjnë kujdes dhe të kufizojnë shpejtësinë brenda normave të lejuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan