Kukës, qyteti prej 3 muajsh në
errësirë, s'ndizet ndriçimi në rrugë

Kukës, qyteti prej 3 muajsh në<br />errësirë, s'ndizet ndriçimi në rrugë
KUKËS - Qyteti i Kukësit prej 3 muajsh është zhytur në errësirë të plotë si pasojë e mungesës së ndricimit në rrugë.

Ndriçueset e rrugëve nuk e kryejnë funksionin e tyre, duke u shndërruar kështu në një burim aksidentesh për automjetet dhe kalimtarët gjatë orëve të natës.

Mungesa e ndriçimit publik sipas nënkryetares së Bashkisë së Kukësit Alketa Cenaj vjen si pasojë e mos likujdimit të pagesës së energjisë së ndaj  CEZ shpërndarje, i cili kërkon që pagesa të bëhet në total, çka sipas saj bashkia nuk e përballon dot.

Ndërkohë pa  ndriçim publik prej vitesh kanë mbetur rrugët e brendshme në të gjitha  lagjet e  qytetit si rruga e spitalit, rruga e ish turizmit të vjetër si dhe  rrugët  periferike.   


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë