Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga reshje të dendura shiu në zonat e ulëta, si dhe reshje dëbore në zonat mbi 800 metra mbi nivelin e detit.
Reshjet po shoqërohen me erëra të forta, të cilat në orët në vijim rrezikojnë furnizimin me energji elektrike në zonat malore dhe jo vetëm.
Si pasojë e reshjeve ka rënie gurësh dhe bllokim turbinash në akset nacionale, ndërsa në akset turistike Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë ka reshje dëbore.
Kompanitë kontraktore po punojnë për mbajtjen funksionale të këtyre dy akseve nacionale dhe rrugëve të tjera.
Në Rrugën e Kombit, nga Morina deri në Tunelin e Kalimashit, lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme, por raportohet për reshje të shumta shiu, ndaj këshillohet kujdes nga përdoruesit e rrugës.
Në një njoftim të fundit kompania e mirëmbajtjes se Rrugës së Kombit ju bën thirrjeve drejtueseve të mjeteve që gjatë udhëtimit të kenë me vete pajisjet dhe gomat e dimrit, pasi nesër pritet që rruga e kombit të përfshihet nga reshjet dëborës.
Kompania njoftoi se janë marrë të gjitha masat për kriposje, patrullim, mjete borëpastruese dhe për largimin e gurëve e inerteve në segmentet ku mund të ketë rënie të tyre në orët në vijim.
Reshjet ndërkohë kanë rritur nivelin e liqenit të Fierzës. Niveli aktualisht është 284.97 metër, prurjet 250 m3/sek.
Për momentin vetëm tre turbina ndodhen në punë.
Komente








