Sipas një njoftimi të Bashkisë së Kukësit, probleme ka patur kryesisht në fshatra. Në Lojme ka patur vërshime drejt shtëpive, por ato janë devijuar nga banorët; ndërkohë, në Bushtricë dhe Surroj janë dëmtuar në tërësi dy shtëpi.
Probleme kanë sjellë edhe rrëshqitjet e dherave dhe gurëve, të cilat kanë bllokuar përkohësisht akset që lidhin Kukësin me fshatrat Shishtavec, Lojme, Orgjost, Zapod Breglume, Grykëçajë dhe Malzi.
Gjithashtu, ujërat e dendura kanë dëmtuar disa ura, mes të cilave ajo që lidh Kalisin me Peshkopinë dhe një tjetër në Leshnicë të Surrojit.
Sidoqoftë, falë ndërhyrjes së strukturave operacionale të bashkisë është bërë i mundur zhbllokimi i akseve rrugore të sipërpërmendura.
Strukturat në fjalë janë ende në terren për riparimin e dëmeve dhe ardhjen në ndihmë të banorëve, një pjesë e mirë e të cilëve kanë mbetur edhe pa energji elektrike.
[gallery]24988[/gallery]
G.F. / Shqiptarja.com

FOTO







