Kukës, rrugët hyrëse pa kushte, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Aksi rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje, prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.
Aksi rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje, prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Rasti më i fundit ndodhi 3 ditë më parë ku tre të rinj nga Lezha i shpëtuan mrekullisht rënies në liqen.
Sipas drejtuesvë të automjeteve, kjo pjesë rruge ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të forta, njëkohësisht edhe shtresa e asfaltit është jashtë çdo standarti.
Burim tjetër aksidentesh sipas tyre janë edhe lëvizjet e shpeshta të kafshëve, të cilat ecnin në mes të rrugës. Ndërkohë që mungojnë edhe barrierat anësore, sinjalistika, por edhe elementet të tjere të sigurisë.
Shumë e rrezikshme sepse ka pengesa në rrugë, ka bagëti, edhe e fshehtë, pra shumë e rrezikshme. Duhet të shohim shinat, duhet të shikojmë shumë gjëra, parametra. Shumë aksidente janë bërë dhe shteti duhet të jetë më evident, të bëjë masa mbrojtëse, barriera mbrojtëse si kudo në botë. Për aq sa kohë ne përgjigjemi kundrejt taksave që na mbajnë nga nafta, pagesat dhe taksat e makinave, aq më evident duhet të jetë edhe shteti.
Drejtuesit e automjeteve
Të rrezikuar janë dhe disa banorë, të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre poshtë rrugës, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rënies së automjeteve në shtëpitë e tyre.
Rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve, ku nuk kanë munguar aksidentet me pasoja fatale në njerëz, paraqet edhe aksi tjetër rrugor që lidh Kukësin me Prizrenin e zonat e banuara përgjatë rrugës së kombit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen
27 Nëntor, 15:39
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës
26 Nëntor, 12:53
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11