KUKES - Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili është kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre, nga pasardhësi i tij, Bashkim Shehu. Ditën e djeshme kallëzimi është depozituar pranë Prokurorisë së Kukësit. Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu në kallëzimin e tij ndaj Halilajt shprehet se nga KLSH janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së ish-kryetarit.
Siç shkruhet në kërkesën drejtuar Prokurorisë, ndër shkeljet veçohen mos zbatim të procedurave për transferimin e klubit të futbollit në shoqëri aksionere, si Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimet përkatëse, duke lënë shkas për abuzim dhe shkelje të rënda ligjore, me dëm ekonomik ndaj Bashkisë Kukës.
Nga auditi, thuhet në kërkesën e kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu, rezulton se janë konstatuar financime të pajustifikuara të bëra nga Bashkia e Kukësit për llogari të Futboll Klub Kukësit sh.a. “Edhe pse nuk ka raporte financiare të Futboll Klub Kukësit sh.a, në kundërshtim me ligjin, Bashkia Kukës ka shpenzuar 37.5% të të ardhurave të realizuara për vitin 2013 për F.K.Kukës dhe 39% të të ardhurave të realizuara për vitin 2014.
Prokuroria e Kukësit po vijon me veprimet e mëtejshme hetimore”, thuhet në kërkesën që Bashkia e Kukësit i drejton Prokurorisë, për nisjen e hetimeve ndaj ish kryebashkiakut, Hasan Halilaj. Hasan Halili u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike, kryetar i Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 17 shkurtit 2007-ë. Ndërsa pas dy mandateve si përfaqësues i Partisë Demokratike, në Maj të 2013-ës, ai kaloi më LSI-së. Për të qenë më pas kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për një tjetër mandat në Kukës, garë të cilën e humbi përballë rivalit të opozitës, Bashkim Shehu.
Shkeljet
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryetari demokrat i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu u shpreh se abuzimi i paraardhësit të tij, Hasan Halili, nuk ndalet vetëm me financimin e pajustifikuar të ekipit të Futbollit, por edhe me një sërë shkeljesh të tjera, të konstatuara nga auditi i brendshëm. Ai thotë se ka gati kallëzimin edhe për dy çështje të tjera, atë të abuzimit me pronat e Bashkisë, dhe mos pagesat e siguracioneve të punonjësve të cilat arrijnë në 1 milion euro. “Abuzimet nuk ndalen vetëm në financimet e pajustifikuara në drejtim të ekipit të Futbollit.
Ky është vetëm një rast. Por, ne si institucion jemi në studim e sipër për ta dërguar në Prokurori edhe një kallëzim për abuzim me pronat e bashkisë. Si dhe një tjetër kallëzim që ka të bëjë me shpërdorimin e Financave të Bashkisë Kukës.
Vetëm sigurime të papaguara për punonjësit janë një milion dollarë, kosto këto që rëndojnë buxhetin e baskisë dhe xhepat e taksapaguesve kuksianë. Abuzimi është edhe më i thellë, kur nga auditi i brendshëm kemi konstatuar se gjatë këtyre viteve në Bashkinë Kukës janë paguar punonjës pa shkuar asnjë ditë në punë”, u shpreh Shehu. Ai deklaroi gjithashtu se shkeljet në Bashkinë e Kukësit kapin shifrën mbi 1 miliardë lekë. “Abuzimet kapin shifrën mbi 1 miliard lekë. Në këto vite, Bashkia e Kukësit është drejtuar “hasançe”, pa asnjë rregull”, tha më tej ai.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO