Kukës/ Sherr mes 3 adoleshentëve në qendër të qytetit, 15-vjeçari plagoset rëndë me thikë, drejt spitalit të Prizrenit! shoqërohen dy bashkëmoshatarët

KUKËS - Një sherr i ndodhur mes të paktën tre adoleshentëve pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit të Kukësit, rreth orës 20:45 të së pemtes (16 Gusht), ka lënë të plagosur rëndë një të mitur 15-vjeçar.

Plagosja dyshohet se ndodhi me thikë pas një përplasjeje fillimisht verbale, motivet e të cilës janë ende nën hetim nga organet ligjzbatuese vendore. Njoftohet se janë identifikuar dhe shoqëruar dy të dyshuar, një 15-vjeçar që besohet se është autori i krimit dhe një 14-vjeçar që ka qenë bashkë me të.

Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të riut, emri i të cilit nuk u publikua për shkak të moshës, e ka transportuar drejt Spitalit të Prizrenit, në Kosovë.

“Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15-vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve”, njoftoi policia vendore pas hetimeve paraprake të kryera.

Gjithashtu uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur i mituri.

Për shkak të moshës së dy të dyshuarve, policia vendore sqaroi se “veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve”. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e tyre.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano