KUKES- Janë vënë në prangat e policisë 5 persona, të cilët kryenin trafikim të lëndëve narkotike në sasi të vogla  në drejtim të Kosovës. Dy nga të përfshirët në këtë trafik janë vënë në prangat e policisë mbrëmjen e së premtes, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë arrestuar disa orë më vonë.

Fillimisht nga sektori i antidrogës,u arrestuan shtetasit Indrit Lala 22 vjeç dhe 23 vjeçari Selanik Hoti. Operacioni i policisë i koduar “JUPA 1” me një hetim prej rreth 2 muajsh, arriti të zbulojë një sasi prej rreth 3 kg lëndë narkotike, të tipit Mariuanë. Sipas informacioneve droga e kapur në një automjet tip ‘Mercedes Benz’ me targë AA 552 KE, në aksin Kukës–Morinë, kishte destinacion Kosovën.

Ndërkohë pak orë më vonë u vunë në pranga, Altron Maxhuni, 23 vjeç, banues në Prishtinë, Grir Shala, 27 vjeç, banues në prishtinë dhe Ermir Dedja, 19 vjeç, banues në Durrës. Kapja e dy shtetasve nga Kosova u bë në mesnatë në afërsi të Morinës, ndërsa shtetasi nga Durrësi u kap në Durrësn në bashkëpunim me Policinë e Durrësit.
Sipas të dhënave hetimore, Ermir Dedja, gjatë ditës së djeshme iu ka shitur dy shtetasëve  të arrestuar gjatë operacionit, Indrit Lala dhe Selanik Hoti, të cilët do ta transportonin lëndën narkotike deri në afërsi të Morinës, ku do ta blinin dy shtetasit kosovarë .

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, rezulton se këta shtetas kryenin trafikim të lëndëve narkotike, të cilën e siguronin nga Shqipëria e Mesme në sasi të vogla dhe e transportonin më pas në drejtim të Kosovës.

kukes




























(Në foto automjeti ku u gjet lënda narkotike)


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)