Kukës, ura në fshatin Nangë rrezik për jetën e nxënësve, fëmijët: Gjatë dimrit bëhet më e rrezikshme

Në fshatin Nangë  të qytetit të Kukësit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “Gani Sadiku” për të shkuar në shkollë u duhet të kalojnë  në një  urë të ngushtë dhe pa  mbrojtëse anësore. Sipas nxënësëve më problem kalimi në urë  bëhet në periudhën e dimrit, pasi për shkak të reshjeve dhe ngricave, ata rrëshkasin duke rrezikuar kështu edhe jetën.

Ne kemi shume frikë sepse gjatë dimrit bëhet akull. Mund të rreshqasim dhe mund të biem nën urë në një kanal të madh.

Nxënësit

 

Ne dimrit e kemi shumë të vështirë të kalojmë. Duhet anësorë tek ura që të mos rrezohemi.

Nxënësit

 

Edhe drejtuesit e shkollës e konsiderojnë si një problem shumë akut, pasi nxënësit gjatë dimrit nuk e frekuentojnë shkollën, nga frika e kalimit në urë.

Shkolla jonë ka disa nevoja emergjente.Rrethimi i shkollës është shumë i domosdoshëm. Problematikë tjetër është rruga  160 metra nga afalti deri tek shkolla për të cilën duhet ndërhyrje shumë e shpejtë. Gjatë dimrit nga ngricat nxënësit mund të bien poshtë urës.

Rozafat Onuzi, Drejtor i shkollës

Shkolla 9-vjeçare“Gani Sadiku” numëron  166 nxënës ndërso problemet për të nuk kanë të mbaruar pasi në oborrin e shkollës mungon edhe muri rrethues, çka ka vënë shpesh në vështirësi këta nxënës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?