KUKES - Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Kukës është vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin nga shkolla 9-vjeçare 3 kompjutera, pjesë e kabinetit të informatikës së kësaj shkolle.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se autorët e kanë kryer vjedhjen duke u futur në ambientet e brendshme të shkollës, përmes zyrës së drejtorisë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Kukësit e cila ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prizrenit", merren 3 kompjutera">