Kukës/ Vuri zjarr në malin e Gjallicës, arrestohet 47 vjeçari! I gjendet një kallashnikov me dy karikatorë dhe municion luftarak

Kukës/ Vuri zjarr në malin e Gjallicës, arrestohet 47 vjeçari! I gjendet një kallashnikov me dy karikatorë dhe municion luftarak

1628433217_af4b10b87e804ab8ac4dec5b4b3614e3.jpg

Arrestohet 47 vjeçari Ekrem Onuzini i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin malit të Gjallicës në Kukës. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 47 -vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar  me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.Drejtoria Vendore e Policisë  e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


Lajmi kryesor:

Zjarret në vend, 5 të arrestuar, 1 në kërkim! Dy kushërinj i vunë zjarrin pyjeve në Kreshpan dhe Gjorgos në Fier për të hapur kullota për bagëtitë


  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro