Një pjesë e qytetit të Kukësit si dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që ra në nënstacionin elektrik në Rexhepaj.
Nga zjarri i rënë në nënstacion janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 kV.
Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri ka mbetur pa energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe ish-komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishte dhe Shtiqen.
Grupet e OSHEE janë në vendngjarje duke punuar prej dy orësh ndërsa nevojitet të paktën dhe një orë për riparimin e dëmit.
“Si pasojë e një shkëndije elektrike të ndodhur nga ora 5:30 e mëngjesit, ka marrë flakë gjithë fidra dalëse e nënstacionit, duke lënë pa energji elektrike rreth 5 njësi administrative. Po punohet për riparimin e këtij defekti, dhe rreth orës 17:30 rregullohet gjithçka”, tha Mentor Sopi punonjës i OSHEE.
Sipas Sopit dëmi është i konsiderueshëm për OSHEE ndërsa aktualisht Kukësi po furnizohet me nergji nëpërmjet lidhjes unazore me fidrin numër 5.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO