kukesi (Arkiv)
-Superliga,  java 12-të mbyllet me dy kryesuese (VIDEO ALARM) -
TIRANË, 9 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kukësi mund me vështirësi Laçin në "Zeqir Ymeri" dhe bashkëkryeson me Tiranën në vendin e parë.
Ndeshja e zhvilluar në qytetin Verilindor, e vlefshme për javën e 12-të të Superligës ishte e zbehur në raste dhe përfundojë me rezultatin minimal 1-0 për kuksianët. Qielli gri mbi stadiumin e Kukësit, ku u zhvillua takimi rëndojë mbi këmbët e lojtarëve të të dyja skuadrave. Në pjesën e parë rastet thuajse nuk kishte, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e Artim Shaqirit e motivuar edhe nga tiozeria e pranishme në shkallët e stadiumi arrit të paraqitej rrezikshëm në portën kundërshtare. Vetëm Lushtaku në minutën e 77' arriti të depërtojë mbi "qiellin gri" e të sjellë rrezet e diellit që mungonin në stadiumin "Zeqir Ymeri", duke ngritur në festë tifozerinë vendase.
Tashmë pas kësaj fitore, Kukësi ndan kreun e klasfikimit me skuadrën 24-herë kampione të shqipërisë në kuotën e 25 pikëve. Një pikë më poshtë janë Partizani dhe Skënderbeu, ndërsa pjesa tjetër e klasfikimit është larg grupit të kreut, çka lë të kuptosh se do të jenë pikërisht këto katër skuadra që do luftojën për trofeun e kampionit. Java e 12-të e superligës përfundon në Fier me përballjen Apollonia-Flamurtari.
-Superliga nisi të shtunën, Tirana merr kryesimin kërkon dhe tifozët:
Java e 12-nisi një ditë më parë, ku Tirana fitojë ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë golit të Afrim Takut në pjesën e dytë dhe "bashkëpunim" e Skënderbeut që mundi në Korçë me rezultatin 3-0 (dy gola Martens dhe 1 gol Stefa) Partizanin, bardheblutë kapërcyen Partizanin dhe u ngjitën në krye të klasfikimit, tashmë sëbashku me Kukësin.... Gjithësesi tekniku i Tiranës, Gugash Magani ka shprehur pakënaqist e tij për mungesën e tifozerisë në shkallët e stadiumit, duke i kërkuar publikisht Federatës Shqiptare të Futbollit të vër gishtin në kokë e të gjejë zgjidhje për këtë situatë.
Tirana dhe Vllaznia luajnë ndeshjet në "shtëpi", pasi incidenteve të ndodhura në fazën e parë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ku Vllaznia priti Tiranën dhe në fund të takimit tifozët e të dyja skuadrave u përleshën. Prej këtij episodi, FSHF vendosi të pezullojë tifozët e Tiranës për 15 takime, ndërsa të shkodrës ëpr 10-të tilla. Grupi "Fanatics" u përjashtua për të gjithë sezonin larg stadiumeve....
Klasifikimi, Java 12-të:
Tirana 25 Pikë,Kukësi 25 Pikë, Skënderebu 24 Pikë, Partizani  24 Pikë, Laçi 16 Pikë, Flamurtari 14 pikë*, Teuta 13 pikë, Vllaznia 8 pikë, Apolonia 7 pikë" dhe Elbasani 6 pikë///Skuadra me * nuk kanë zhvilluar takimin e tyre:
Skeda e javës 12-të, Kategoria Superiore
APOLONIA-FLAMURTARI  (16:00)Gjyqtarë: A.Koci, F.Lamaj, E.VeloKUKËSI-LAÇI  1-0Goli: Lushtaku 77?
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Cokaj, E.GanxhiTIRANA-VLLAZNIA  1-0Golat: Taku 64?
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.GrabovaSKËNDERBEU-PARTIZANI  3-0Golat: Martins 30?, 72?, Sefa 89?
Gjyqtarë: L.Alla, R.Avdo, D.KorreshiTEUTA-ELBASANI   0-2Golat: Cota 11?, Lamcja 82?
Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Barushi, E.Doda
-Elbasani fiton në Durrës-Fiton Tirana dhe Skenderbeu, Partizani i le Kryesimin Bardhebluve