Ekipi i Kukësit ka fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë, duke mundur Laçin në finale pas gjuajtjes së penalltive 5:4. Verilindorët u treguan më të saktë nga gjuajtja e 11-metërshave, duke i çuar në rrjetë të pesta gjuajtjet, ndërsa laçianët gabuan në një prej tyre.

(Momentet e festimit të lojtarëve kuksianë)
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, dhuroi emocione nga të dyja skuadrat.
Kuksianët udhëhoqën pjesën e dytë të takimit me golin e shënuar në minutën e 66 nga sulmuesi brazilian Karioka. Kukësi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 75 e takimit, pas daljes me karton të kuq të Nikës.

Epërsia numerike i dha "zemër" laçianëve, të cilët të ndihmuar edhe nga fati barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë të takimit. Një gafë e portierit kuksian, bëri që Laçi të gjejë rrugën e rrjetës dhe ta çojë rezultatin në 1:1 me anë të Myrtajt.
Fitorja e sotme është edhe një lloj hakmarrje e kuksianëve ndaj rivalëve të Laçit, pasi një vit më parë ishin këta të fundit të cilët mundën Kukësin 2:1 në "Qemal Stafa".
/Shqiptarja.com

Laçit fiton Kupën e Shqipërisë">