Kukësi i jep lamtumirën Europës
Mundet edhe në Poloni nga Legia
Shuhet ëndrra evropiane për ekipin e Kukësit. Nën kampionët e Shqipërisë humbën edhe ndeshjen e kthimit në Poloni përballë Legias së Varshavës me rezultatin 1-0 duke e mbyllur në total këtë tur 4-0.
Shuhet ëndrra evropiane për ekipin e Kukësit. Nën kampionët e Shqipërisë humbën edhe ndeshjen e kthimit në Poloni përballë Legias së Varshavës me rezultatin 1-0 duke e mbyllur në total këtë tur 4-0.
Edhe pse shpresa nuk kishte shuar plotësisht para udhëtimit në Poloni, eliminimi i Kukësit u vendos nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA pas incidenteve në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin kombëtar në Tiranë, ku lojtari i Legias,
Duda u godit në kokë në minutën e 52 duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e ndeshjes nga zyrtarët, pasi u gjykua se nuk ishin kushtet e nevojshme për të vazhduar. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë pa gola.
Kukësi tentoi disa herë për të kaluar në avantazh, por miqtë nuk u treguan të saktë para portës mike duke humbur disa raste. Me fillimin e pjesës së dytë ekipi vendas, i Legias shënoi me Michal Kucharczyk 47’, pas inkursioni të një lojtari vendas nga e djathta.
Kucharczyk gjuajti me qetësi në drejtim të portës nga pika e bardhë pas çorientimit të mbrojtjes mike.
Për t’u theksuar në këtë ndeshjen ishin edhe koret raciste të tifozëve vendas ndaj shqiptarëve.
Tifozët e Legias njihen si shumë problematikë dhe të dhunshëm, jo vetëm në ndeshjet brenda, por edhe jashtë si në rastin e Tiranës ku provokuan pa fund.
Por tashmë, vëmendja nuk është më te eliminimi i Kukësit, por e ardhmja e e Presidentit Safet Gjici, i cili para ndeshjes deklaroi në media, se nëse ekipi nuk kualifikohet në Poloni mund të largohet për të marrë presidencën e një tjetër ekipi në kampionatin shqiptar të futbollit.
Tashmë pritet që të shikohet se çfarë do të vendosë biznesmeni.
Shanset më të mëdha janë që Gjici të marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë së Shkodrës, dëshirë e shprehur hapur në media disa herë, por që një lëvizje e tillë do të jetë e vështirë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.8%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19