Kukësi i 'merr flamurin' Skënderbeut, barazim 2-2 në kryeqytet (VIDEO)

Kukësi i 'merr flamurin' Skënderbeut, barazim 2-2 në kryeqytet (VIDEO)

Goli i Likës


Në stadiumin "Arena e Demave" në kryeqytet, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2. Sfida e javës së 14-të u spostua nga Kukësi në Tiranë për shkak të kushteve klimatike. Dueli ishte i luftuar, me nga një pjesë që foli për secilin ekip. Përballja u zhbllokua në minutën e 14-të nga Franklin, që kaloi në epërsi korçarët. Më pas duhej një perlë e Gresild Likës në të 38 minutë që korçarët të dyfishonin. Pas këtij episodi, 26-vjeçari i Skënderbeu festoi me prindërit në tribunë, çka solli pak tension në stadium, me tifozët e Kukësit që në fillim kujtuan se ishte një provokim.

Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë, këtë herë në favor të të besuarve të Stavri Nicës. Ishte Zogos që me golin e tij në minutën e 55-të rihapi ndeshjen me golin e parë të Kukësit. Në të 82 minutë Motta barazoi gjithçka, edhe pse vetëm pak minuta në fushë. Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Skënderbeu nuk mundi të mbante tri pikëshin, duke u kthyer në Korçë vetëm me një barazim. Pas javës së 14-të, Skënderbeu me 18 pikë mban vendin e katërt, teksa Kukësi me 15 pikë gjendet në vendin e tetë.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim