Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 14-të. Në 13:30 morën jetë dy sfida, me Kukësin dhe Skënderbeun që barazuan 2-2 në "Arenën e Demave" në kryeqytet, ndërsa Egnatia fitoi 0-2 në Laç dhe kryeson e vetme Superligën. Po sot, më 16:00 Teuta humbi 0-1 me Vllazninë pas nëntë vitesh në 'Niko Dovana'.
Në Laç, vendasit e Mirel Josës u mundën 0-2 nga Egnatia. Rrogozhinasit ishin më të saktë gjatë gjithë duelit, paçka se takimi u vendos në pjesën e dytë. Duhej goli i Ndrecës në minutën e 48-të për të zhbllokuar gjithçka, teksa e gjithë skuadra e Egnatias ia dedikoi golin kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena. Kur u duk se kurbinasit do gjenin golin e barazimit, ishte Isgandarli që në minutën e 79-të shënoi golin e dytë për miqtë e Edlir Tetovës. Tanimë me 30 pikës pas javës së 14-të, Egnatia kryeson e vetme Superligën, duke lënë pas me dy pikë Partizanin (një ndeshje më pak). Laçi me 16 pikë mban vendin e shtatë.
Në stadiumin "Arena e Demave" në kryeqytet, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2. Sfida e javës së 14-të u spostua nga Kukësi në Tiranë për shkak të kushteve klimatike. Dueli ishte i luftuar, me nga një pjesë që foli për secilin ekip. Përballja u zhbllokua në minutën e 14-të nga Franklin, që kaloi në epërsi korçarët. Më pas duhej një perlë e Gresild Likës në të 38 minutë që korçarët të dyfishonin. Pas këtij episodi, 26-vjeçari i Skënderbeu festoi me prindërit në tribunë, çka solli pak tension në stadium, me tifozët e Kukësit që në fillim kujtuan se ishte një provokim.
Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë, këtë herë në favor të të besuarve të Stavri Nicës. Ishte Zogos që me golin e tij në minutën e 55-të rihapi ndeshjen me golin e parë të Kukësit. Në të 82 minutë Motta barazoi gjithçka, edhe pse vetëm pak minuta në fushë. Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Skënderbeu nuk mundi të mbante tri pikëshin, duke u kthyer në Korçë vetëm me një barazim. Pas javës së 14-të, Skënderbeu me 18 pikë mban vendin e katërt, teksa Kukësi me 15 pikë gjendet në vendin e tetë. Duket se te Kukësi ka probleme. Trajneri Stavri Nica pas ndeshjes për MCN ka thënë se nuk mund të qëndrojë në ekip me lojtarë "me karakter të poshtë si Rashiti", teksa do i kërkojë klubit masa, në të kundërt do largohet.
Në "Niko Dovana" Teuta vendase humbi 0-1 me Vllazninë për javën e 14-të në Superligë. Rezultat historik për shkodranët, që fitojnë në Durrës pas nëntë vitesh. 31 gushti i 2014 ishte data kur Vllaznia kishte marrë tri pikë për herë të fundit kundër Teutën në Durrës. Tanimë Qatip Osmani shijon suksesin e parë në stolin e kuqebluve, me Vllazninë që kishte katër ndeshje radhazi pa fitore. Nga ana tjetër, Teuta ka pesë ndeshje që nuk merr tri pikë duke u "zhytur" në fundin e klasifikimit.
Në stadiumin e Durrësit ishte goli i një ish-i si Ildi Gruda që vendosi ndeshjen në minutën e katërt, duke mos festuar në respekt të kohës së kaluar me Teutën. Tanimë me këtë sukses Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e pesët, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e fundit.
Superliga shqiptare e futbollit, java 14-të:
E hënë, 27 nëntor 2023
Erzeni 1-0 Tirana
Partizani 0-0 Dinamo
E martë, 28 nëntor 2023
Kukësi 2-2 Skënderbeu
Laçi 0-2 Egnatia
Teuta 0-1 Vllaznia
Renditja:
Kukësi barazoi 2-2 me Skënderbeun për javën e 14-të në Superligë. Verilindorët morën një pikë edhe pse pësuan dy gola në pjesën e parë, duke ia dalë të rikuperonin në fraksionin e dytë.
Veç golave dhe lojës së mirë në 45 minutat e dyta, duket se te Kukësi ka probleme. Trajneri Stavri Nica pas ndeshjes për MCN ka thënë se nuk mund të qëndrojë në ekip me lojtarë "me karakter të poshtë si Rashiti", teksa do i kërkojë klubit masa, në të kundërt do largohet.
"Pjesën e parë dola nga funksioni si trajner pasi duke patur lojtarë me karakter të poshtër si Rashiti, dëmton skuadrën pasi futet në fushë edhe tallet. Do i kërkoj klubit të marrë masa për këta lojtarë. Të jenë në skuadër ata lojtarë që i përgjigjen kërkesave të lojës dhe skuadrës. Të shohim si vepron klubi pasi unë nuk qëndroj trajner me natyra të tilla. Nuk ka rëndësi niveli, rëndësi ka të hyjë në lojë e të luftohet.
Nuk mund të abuzohet me skuadrën. Unë vendos të rri trajner me lojtarë që kanë karakter e i përgjigjen kushteve të klubit. Nuk jam i kënaqur me pikën pasi pjesa e parë ishte një lojë për t’u harruar që unë se harroj dot. Na nxorrën shumë zbuluar, toleruan tmerrësisht dhe kjo është përbërja që ka klubi. Unë nuk rri me lojtarë pa karakter", tha Nica.
Në "Niko Dovana" Teuta vendase humbi 0-1 me Vllazninë për javën e 14-të në Superligë. Rezultat historik për shkodranët, që fitojnë në Durrës pas nëntë vitesh. 31 gushti i 2014 ishte data kur Vllaznia kishte marrë tri pikë për herë të fundit kundër Teutën në Durrës. Tanimë Qatip Osmani shijon suksesin e parë në stolin e kuqebluve, me Vllazninë që kishte katër ndeshje radhazi pa fitore. Nga ana tjetër, Teuta ka pesë ndeshje që nuk merr tri pikë duke u "zhytur" në fundin e klasifikimit.
Në stadiumin e Durrësit ishte goli i një ish-i si Ildi Gruda që vendosi ndeshjen në minutën e katërt, duke mos festuar në respekt të kohës së kaluar me Teutën. Tanimë me këtë sukses Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e pesët, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e fundit.
egnatia.JPG" style="height:434px; width:780px" />
Në Laç, vendasit e Mirel Josës u mundën 0-2 nga Egnatia. Rrogozhinasit ishin më të saktë gjatë gjithë duelit, paçka se takimi u vendos në pjesën e dytë. Duhej goli i Ndrecës në minutën e 48-të për të zhbllokuar gjithçka, teksa e gjithë skuadra e Egnatias ia dedikoi golin kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena. Kur u duk se kurbinasit do gjenin golin e barazimit, ishte Isgandarli që në minutën e 79-të shënoi golin e dytë për miqtë e Edlir Tetovës. Tanimë me 30 pikës pas javës së 14-të, Egnatia kryeson e vetme Superligën, duke lënë pas me dy pikë Partizanin (një ndeshje më pak). Laçi me 16 pikë mban vendin e shtatë.
Në stadiumin "Arena e Demave" në kryeqytet, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2. Sfida e javës së 14-të u spostua nga Kukësi në Tiranë për shkak të kushteve klimatike. Dueli ishte i luftuar, me nga një pjesë që foli për secilin ekip. Përballja u zhbllokua në minutën e 14-të nga Franklin, që kaloi në epërsi korçarët. Më pas duhej një perlë e Gresild Likës në të 38 minutë që korçarët të dyfishonin. Pas këtij episodi, 26-vjeçari i Skënderbeu festoi me prindërit në tribunë, çka solli pak tension në stadium, me tifozët e Kukësit që në fillim kujtuan se ishte një provokim.
Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë, këtë herë në favor të të besuarve të Stavri Nicës. Ishte Zogos që me golin e tij në minutën e 55-të rihapi ndeshjen me golin e parë të Kukësit. Në të 82 minutë Motta barazoi gjithçka, edhe pse vetëm pak minuta në fushë. Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Skënderbeu nuk mundi të mbante tri pikëshin, duke u kthyer në Korçë vetëm me një barazim. Pas javës së 14-të, Skënderbeu me 18 pikë mban vendin e katërt, teksa Kukësi me 15 pikë gjendet në vendin e tetë.